Renditja e “The Economist”/ Ja lista e qyteteve më të jetueshme në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo vit, “The Economist” publikon një renditje të qyteteve me kushtet më të mira të jetesës. Në vitin 2022, lista u ndikua jo vetëm nga pandemia Covid-19 , por edhe nga lufta në Ukrainë, me Kievin që u hoq nga sondazhi dhe si Moska ashtu edhe Shën Petersburgu panë një rënie të rezultateve të tyre për shkak të “paqëndrueshmërisë së shtuar, censurës, vendosja e sanksioneve perëndimore dhe korporatat që tërhiqnin operacionet e tyre nga vendi.” Disa qytete të Evropës Lindore ranë gjithashtu poshtë renditjes në dritën e rritjes së rreziqeve gjeopolitike.

Kryeqyteti austriak i Vjenës është kurorëzuar edhe një herë si qyteti më i jetueshëm në botë. Kanë kaluar tre vjet që kur qyteti mbajti titullin për herë të fundit, por me opsionet e panumërta për kulturën dhe argëtimin, si dhe stabilitetin, infrastrukturën e mirë dhe kujdesin e shkëlqyer shëndetësor, ai është rikthyer edhe një herë në pozicionin e çmuar, pasi ka siguruar një rezultat mbresëlënës prej 99.1 pikë nga 100 të mundshmet. Kryeqyteti danez Kopenhagen dhe qyteti zviceran i Zyrihut janë dy qytetet e radhës që do të mbyllin podiumin.

Ndërsa është e vërtetë që gjashtë nga dhjetë vendet e para në grupim mund të gjenden në Evropë – me dy qytete që ndajnë pozitat e treta dhe të dhjeta – Kanadaja është vendi më i përfaqësuar me tre metropole (Calgary, Vancouver dhe Toronto) në Top 10. Sipas studimit, një arsye pse këto qytete perëndimore dhe kanadeze shënojnë kaq shumë është për shkak të shkallës së tyre të lartë të vaksinimit Covid-19 dhe lehtësimit të kufizimeve të qyteteve.

Qytetet e SHBA-së mungojnë dukshëm në renditjen e parë. Houston pa një nga rëniet më të mëdha, duke rënë rreth 25 vende poshtë listës në numrin 56. Kjo ndodhi sepse lirimi i hershëm i kufizimeve për Covid kishte bërë që qyteti të ngjitej në listë në 2021. Ndërsa qytetet e tjera u hapën gjithashtu, ai u rrëzua edhe një herë.

Lexo edhe :  Shkak moti i keq/ Shembet godina në Spanjën jugore, 3 viktima

Studimi bazohet në ” Indeksin Global të Jetesës “, i cili përcakton dhe krahason cilësinë e ndryshme të jetës së banorëve të çdo qyteti, të grupuar në pesë nënkategori: infrastrukturë, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe stabilitet. Lista e plotë përfshin 173 qytete.

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV