Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz

Ndonëse është tërhequr nga politika aktive, Gramoz Ruçi vijon që të jetë jo vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i ngushtë për socialistët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar sot një foto me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi.

Velaj shkruan: “Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz”, duke na lënë të kuptohet se takimi me Ruçin nuk është rastësor.

Ndërkaq, dy ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama e konfirmoi Erion Veliajn si kandidatin e së majtës për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës për të vijuar punët e nisura.