24 vjet nga atentati ndaj Azem Hajdarit, Alibeaj: Krim politik në një moment delikat

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kujtuar Azem Hajdarin, në 24-vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj thekson mes të tjerash se vrasja e Hajdarit ishte një krim politik.

Kreu i grupit të PD, shprehet se demokratët e kujtojmë me nderim dhe respekt, Azem Hajdarin, një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.

“Më 12 shtator 1998 u vra pranë selisë së PD një nga figurat kryesore jo vetëm për demokratët por për të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit ishte një krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97. Në 24 vjetorin e vrasjes, demokratët kujtojnë me nderim dhe respekt një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.

I përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Alibeaj.

Cilësuar si “vrasja e shekullit”, Azem Hajdari u ekzekutua në 12 shtator të vitit 1998, pranë selisë së Partisë Demokratike.