Çmendet Maurizio Sarri, i tregon “gishtin e mesit” drejtorit sportiv kundërshtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momente nervozizmi në “Olimpico”, gjatë ndeshjes, shumë afër fundit, mes Lazios dhe Veronës. Në minutën e 73-të, Maurizio Sarri humbi durimin dhe bëri një gjest jo elegant drejt stolit të Veronës.

Trajneri bardhekaltër tregoi gishtin e mesit drejt drejtorit sportiv kundërshtar, Francesco Marroccu, para se të “markohej” nga një anëtar i stafit të Lazios dhe gjyqtari i katërt Baroni. Një sherr me stafin kundërshtar pas një konflikti mes Luis Albertos dhe Ilic kishte ndezur inatin e trajnerit të bardhekaltërve.

Sarri, pavarësisht gjestit, nuk u sanksionua me kartona. Dhe pas ndeshjes, në një konferencë për shtyp, ai donte të zvogëlonte episodin: “Gjithçka u qartësua. Ne njihemi prej shumë vitesh me Marroccu, m’u duk se më tha ‘ulu’ dhe u zemërova.

Në realitet më kishte thënë ‘qëndro i qetë’. Kur u sqaruam, qeshëm për këtë”.

Për Dazn, trajneri lacial ka komentuar më pas ndeshjen. “Jam i kënaqur sepse ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të vështirë për t’u përballur.

Na u desh durim me llojin e lojës së tyre. Pastaj, këto lloj ndeshjesh në një terren jo të denjë për qytetin e Romës bëhen edhe më e vështira. Kërkon gjithmonë një përpjekje shtesë se normalja”.

Sarri është i kënaqur me atë që ka bërë Lazio e tij deri më tani këtë sezon: “Ne kemi një mesatare prej dy pikësh për ndeshje, kampionati ynë është i kushtëzuar nga të luajturit në Europa League, por kjo vlen për të gjithë. Nuk kemi pësuar gol, ky është aspekti më i rëndësishëm”

Të fundit

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi...

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin...

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

Lajme të tjera

Web TV