Kapiteni i anijes “tapë”, autoritetet detyrohen të anulojnë tre linja udhëtimi

Ditën e djeshme, 11 shtator, u anuluan tre linja udhëtimi me traget në Greqi, pasi kapiteni anijes ishte i dehur.

Autoriteti Portual në Kavala ka kallëzuar kapitenin e alkoolizuar, ndërsa udhëtimet nisën sërish kur testi i alkoolit i kapitenit rezultoi negativ.

Itinerari që u anulua ishte ai i linjës Keramoti-Limenas-Keramoti në Kavallë.