Rikthim në Premier League, Diego Costa prezantohet tek skuadra angleze

Diego Kosta është zyrtarisht futbollisti më i ri i Wolverhampton. Sulmuesi spanjoll me origjinë braziliane, është rikthyer dhe njëherë në Premier League, kësaj radhe me një aventurë të re.

Ish-futbollisti i Chelsea mbylli aventurën e tij me skuadrën e Atletico Mineiros dhe prej muajsh qëndron pa ekip.

Ai erdhi në klubin anglez, si zëvendësues i Sasha Kaljaziç, i cili pësoi menjëherë një dëmtim në fillim të sezonit dhe që pritet ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.