Udhëheqësi çeçen Kadyrov paralajmëron: Po vjen një ‘surprizë’ për armiqtë

“Një surprizë” po vjen për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, kështu ka paralajmëruar lideri i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov në kanalin e tij Telegram.

“Luftëtarët tanë kanë përgatitur një surprizë interesante për bandat ukrainase dhe së shpejti do të bëhet e ditur. Ndërkohë nuk do ta zbuloj planin. Falë guximit dhe heroizmit të njësive të fuqisë çeçene, si dhe bashkëpunimit të konsoliduar me Forcat Aleate, operacioni ushtarak special në zonën e përgjegjësisë së njësive të Republikës Çeçene po ecën me sukses. Jam i sigurt se me përpjekje të përbashkëta do ta çojmë çështjen në disfatën e plotë të bandave armike”, shtoi Kadyrov.