Ulen infektimet nga COVID-19/ 17 raste të reja dhe 1 humbje jete në të gjithë vendin

Kjo e hënë ka shënuar një ulje të ndjeshme në numrin e personave të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 17 qytetarë të infektuar me COVID-19 nga 176 testime të kryera, ndërsa 1 person ka humbur si pasojë e infektimit me koronavirus, një 84-vjeçare nga Tirana.

Janë testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:

6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.

Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 172

Të shtruar në spitale 13

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 176

Testime totale 1,970,552

Raste pozitive 329,907

Raste të shëruara 324,964

Raste Aktive 1,357

Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 601

Shkodër 167

Durrës 131

Elbasan 121

Fier 76

Vlorë 63

Gjirokastër 57

Korçë 44

Berat 41

Lezhë 28

Dibër 25

Kukës 3