Barcelona tashmë po kthehet në kohët e lavdishme të saj, kur arrinte të fitonte ndeshje dhe të bënte super lojë.
Ardhja e Robert Lewandowskit ka kthyer besimin te tifozët se katalanasit mund të fitojnë trofe këtë sezon, pasi Xavi hernandez ka ndërtuar një skuadër simpatike.
Sfida e së vërtetës është sot ndaj Bayern Munich në raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League, me takimin që do të nisë në orën 21:00 dhe do të luhet në “Allianz Arena”.
Në twitter ish-lojtari i Real Madrid, Van der Vaart ka theskuar se blaugranat do të fitojë trofeun prestigjioz këtë sezon, teksa do të zbresë nga froni madrilenët.
“Barcelona do të fitojë Champions League këtë sezon. Kështu e ndjej unë”, ka shkruar Van der Vaart.