Serbia ndalon mbajtjen e Paradës së Krenarisë së LGBTQ në Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride disa ditë para datës që tubimi ishte parashikuar të mbahej në Beograd. Ky njoftim ka nxitur kritika nga organizatorët e kësaj ngjarjeje dedikuar komunitetit LGBT. Organizata “Krenaria e Beogradit” shkroi në Twitter më 13 shtator se policia serbe ka ndaluar marshin e sivjetmë të EuroPride-it dhe organizatorëve u është dorëzuar njoftimi zyrtar. Por, kjo organizatë u zotua se do të përdorë “të gjitha rrugët ligjore për të shfuqizuar këtë vendim” me qëllim që të organizojnë Paradën e sivjetme të Krenarisë.

Ministria e Brendshme më vonë konfirmoi për REL-in se marshi i EuroPride – i paraparë të mbahej më 17 shtator në Beograd – është ndaluar. Po ashtu është ndaluar mbajtja e një kundërproteste të paralajmëruar në po të njëjtën ditë. Ministria tha se ka “rrezik të lartë të sigurisë për pjesëmarrësit, por edhe për sigurinë e qytetarëve të tjerë”. Kjo ministri shtoi se pas një vlerësimi të sigurisë, kanë ardhur në përfundim se mbajtja e një marshi të tillë do të “paraqiste rrezik për dhunë, shkatërrim të pronës dhe forma të tjera të prishjes së rendit publik në një shkallë të gjerë”.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, shtoi se “në situatën aktuale gjeopolitike dhe tensionet në rajon, përplasjet e pakuptimta në rrugët e Beogradit do të bënin që pozicioni i shtetit tonë të ishte më i vështirë dhe do të vinin në rrezik sigurinë e pjesëmarrësve në marsh, por edhe të qytetarëve të tjerë”. Ndalesa për mbajtjen e marshit vjen disa ditë pasi protestuesit kundër Paradës së Krenarisë marshuan në Beograd. Protesta u organizua nga grupet e të djathtës ekstreme, me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe. Tensionet në Serbi janë rritur qëkur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, muajin e kaluar bëri thirrje për anulimin e EuroPride-it.

Lexo edhe :  Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Por, organizatorët e kësaj ngjarjeje thanë se do ta mbajnë atë dhe e nisën Javën e EuroPride më 12 shtator, duke vendosur flamujt me ngjyra të ylberit. Kjo ngjarje kaloi pa asnjë incident. Pas njoftimit për ndalimin, gjatë një konference në Beograd, ku mori pjesë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq – e cila është lezbike – disa protestues kërkuan nga ajo që të mbahet marshi.

“Është e drejta juaj bazike njerëzore”, u përgjigj Bërnabiq, kur protestuesit brohoritën “Na lini të marshojmë të shtunën”.

EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit./REL

Të fundit

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë,...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

Lajme të tjera

Web TV