Champions League/ Benfica ‘lë me gisht në gojë’ Juven! Fitore për City, Real e Napoli

Gola, spektakël dhe emocione dhuroi Champions League mbrëmjen e sotme.

Juventus humbet 1-2 në shtëpi nga Benfica dhe rrezikon seriozisht kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.

Italianët e nisën vrullshëm me golin e Milik në minutën e 4′, por portugezët përmbysën shifrat me Joao Mario 43′ penallti, dhe Neres 55′.

Juventus ndodhet e fundit pa pikë në Grupin H, ndërsa Benfica e dyta me 6 pikë sa PSG.

https://youtu.be/dgR676qPim4

Në ndeshjen tjetër të grupit H, PSG fitoi 1-3 ndaj Macabi Haifa. Vendasit realizuan të parët me Chery, por francezët përmbysën me Messi 37′, Mbappe 69′, Neymar 88′. PSG mban vendin e parë  me 6 pikë, po aq sa ka dhe Benfica.

https://twitter.com/babagam49448688/status/1570171073324351488?s=21

Fitore edhe për Manchester Cityn që përmbysi Dortmundin me golat e Stones dhe Haaland.

Chelsea dhe Sevilla u mjaftuan me 1 pikë në sfidat përkatëse ndaj Salzburg dhe Copenhagen që përfunduan me rezultatet respektive 1-1 dhe 0-0.

https://youtu.be/DSFnPkpYm8g

Valverde dhe Asensio i dhanë një tjetër fitore Real Madrid ndaj RB Leipzig.

https://twitter.com/babagam49448688/status/1570170753789853697?s=21

Nga ana tjetër Napoli shkatërroi Rangers në transfertë me golat e Politano, Raspadori dhe Ndombele.

https://twitter.com/babagam49448688/status/1570172914326028288?s=21