Kim pas takimit me Ballën dhe Alibeajn: Partitë politike të rrisin transparencën

“Partitë politike duhet të punojnë së bashku për të rritur rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve”.

Kështu u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një statusi në “Twitter” pas takimit që zhvilloi sot me Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn.

“Partitë politike duhet të refuzojnë përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, të përmirësojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit”, thuhet më tej.