Mayweather jep parashikimin, ja se kush do të fitojë mes Canelo dhe Golovkin

Mëngjesin e së dielës, në Las Vegas, do të zhvillohet sfida e shumëpritur e boksit mes meksikanit Saul Canelo Alvarez dhe kazakut Gennady Golovkin. Sfida do të zhvillohet në peshën super të mesme, me Canelo Alvarez që do të mbrojë titujt e kategorive WBA, WBO, WBC, IBF dhe Ring Magazine.

Kjo është hera e tretë që do boksierët do të ngjiten në ring, Dueli i parë (shtator 2017) u mbyll në barazim (pesha e mesme). Boksierët kryqëzuan sërish dorezat një vit më vonë (shtator 2018) dhe këtë herë Alvarez fitoi me vendim shumice (sërish pesha e mesme). Pra, ata kanë ndarë ringun për 24 raunde.

Ai që ka folur për këtë sfidë është një legjendë e këtij sporti, Floyd Mayweather, që në karrierën e tij ka dueluar e fituar ndaj meksikanit Canelo Alvarez. “Mendoj se Alavarez do ta fitojë këtë sfidë dhe ai do të mbajë gjallë pistarin. Është më i ri se Golovkin, më i fortë”, tha Floyd Mayweather, duke analizuar sfidën.

“Canelo ka gjithçka që duhet për të qenë një legjendë në sport. Unë i heq kapelën Canelo, ai është një kampion i vërtetë dhe ka shumë përvojë në sfida të tilla. Një kampion i vërtetë mund të marrë një humbje dhe të rikthehet. Canelo bën gjithçka mirë, i shkon mirë trupit, ka një goditje të mirë, është një kundër-goditës i mirë”, tha Mayweather.Canelo vs GGG 3 Fight Card: Who is competing?