Dikur e pushoi nga puna, e reja punëson ish-shefin si shërbëtor në kompaninë e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kathleen Martinez, e cila tashmë punon si avokate për mbrojtjen e emigrantëve, ka treguar se shefi i saj i parë e pushoi nga puna sepse ajo nuk kishte pranuar t’i bënte kafen.

“Shefi më pushoi nga puna ime e parë si avokate për shkak se nuk përshtatesha me kulturën konservatore dhe nuk pranova t’i bëja kafen. Kështu që unë themelova firmën time të avokatisë, ku veshim çfarë të duam, bëj çfarë të dua dhe e nxora shefin tim të vjetër ‘jashtë loje’. Pjesa më e bukur? Së fundmi ai aplikoi për një punë në firmën time. I thashë se kemi nevojë për ndihmë për t’i bërë vajzave kafe”. tha Martinez.

Avokatja Martinez tha për BuzzFeed se krijimi i firmës së saj ka qenë një përvojë vërtet e bukur dhe do të thotë shumë për të, pasi do të jetë në gjendje të fuqizojë edhe gratë e tjera.

“Nuk e prisja të kisha një ndikim kaq të madh te vajzat e tjera. Kemi pasur mijëra avokate dhe profesionistë ligjore që aplikojnë për të punuar në firmën tonë”, u shpreh avokatja.

Të fundit

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV