Gruas i bie të fikët në timon, qytetarët i dalin para makinës për t’i ardhur në ndihmë

Disa qytetarë në Amerikë dolën nga automjetet e tyre për të ndihmuar një grua që papritur kishte humbur ndjenjat në timon.

Ngjarja e rëndë ndodhi muajin e kaluar në një kryqëzim të mbushur me makina pranë plazhit Boynton Beach, Florida, një zonë mjaft e populluar dhe që ka lëvizje të shumta.

Pamjet janë publikuar së fundmi në rrjet dhe ajo që bie në sy është gatishmëria e njerëzve për t’i ardhur në ndihmë zonjës e cila u identifikua më vonë si Laurie Rabyor.

Zonja ka pasur probleme me zemrën dhe tensionin e gjakut, teksa u shpreh se kishte tentuar të ndalte makinën por nuk ia kishte dalë dot.