VIDEO/ Fluturon Arsenali, mposht Brentford dhe rimerr vendin e parë në Premier League

Arsenal

Arsenal rikthehet menjëherë të suksesi në Premier League, humbja e fundit, ajo kundër Man.United, ishte thjesht një hap pas. “Topçinjtë” shkëlqejnë në transfertë përballë Brentford duke marrë një fitore të pastër në shifrat 0-3.

Saliba dhe Jesus realizuan dy herë brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë ishte Vieria ai që sigloi shifrat në 0-3. Pas këtij momenti, londinezët ulën ndjeshëm ritmin e lojës, thjesht administruan me qetësi rezultatin.

Kjo ishte fitorja e 6-të në 7-të javë për ekipin e Artetas duke u rikthyer sërish në krye të Premier League në kuotën e 18-të pikëve, një më shumë se Man.City dhe Tottenham.

https://player.crazyvidup.com/player/html/vIzphQZl7z7Rp?popup=fromblocked&autoplay=1