Video nga kamerat kurth/ Rama: Moratoriumi i gjuetisë shtoi numrin e specieve

Kryeministri Edi Rama thotë se moratoriumi i gjuetisë, ka ndikuar në rritjen e numrit të specieve në vendin tonë teksa poston një video nga habitatet e tyre në zonat e mbrojtura.

“Mirëmëngjes dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Postimi i Ramës: