VIDEO/ Rekord në Ligue 1, ish-mbrojtësi i Barçës merr karton të kuq pas 9 sekondash lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jean-Clair Todibo mori kartonin e kuq vetëm pas 9 sekondash nga fillimi i ndeshjes së Nice në Ligue 1 kundër Angers këtë pasdite.

Ish-ylli i Barcelona-s ishte titullar për sfidën në Allianz Riviera, por nuk djersitur shumë para se të kthehej në dhomën e zhveshjes.

Pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, Todibo shkaktoi një faull dhe arbitri gjykoi se 22-vjeçari i kishte mohuar një mundësi të qartë për të shënuar kundërshtarit dhe e ndëshkoi atë me të kuq.

Skuadra e Lucien Favre arriti t’i bënte ballë inferioritetit numerik deri në minutën e 43-të, kur Bentaleb ka kaluar në avantazh Angers.

Barazia numerike në fushë u vendos në minutën e 62-të, me Boufal që ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë për simulim.

Fillimi i këtij sezoni ka qenë shumë i keq për Nice, me kuqezinjtë që kanë pësuar katër humbje në tetë javët e para të kampionatit.

https://twitter.com/football34_2/status/1571506774901161985?s=20&t=Mz5nu9H39r8l7hxQX84E0g

Të fundit

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën...

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim...

Lajme të tjera

Web TV