Në fjalimin e tij, ai tha se Kosovën “s’ia jep askujt” dhe asnjë “pëllëmbë të territorit serb”.

“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjesë tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli edhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.