Lamtumira për Mbretëreshën, nis ceremonia për Elizabeth II (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur në Londër ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, po marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey. Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.

https://www.youtube.com/watch?v=OuENY9sKTxQ

Presidenti amerikan Joe Biden, perandori i Japonisë Naruhito dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër 2000 të ftuarit që marrin pjesë në këtë ngjarje historike.

Më shumë se 10,000 policë nga i gjithë vendi do të vendosen në kryeqytet, ndërsa autoritetet presin turma rekord përgjatë rrugës së varrimit.

Për shkaqe sigurie aeroportet e Londrës kanë ndërprerë fluturimet për disa orë.

Ndërkaq, pasdite, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II do të udhëtojë për në Kështjellën Windsor për një shërbim në kishë. Më pas ajo do të varroset në një ceremoni private.

Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator. Që prej asaj dite e gjithë Britania është në zi. Pas vdekjes së saj në fron u ngjit djali, Charles, i cili është mbreti i ri i Britanisë.

Të fundit

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

Lajme të tjera

Web TV