Britania do të futet prapë në BE? Zbulohet plani që po ‘bën lëmsh’ Evropën

(FILES) In this file photo taken on March 25, 2017 Demonstrators holding EU and Union flags gather in front of the Houses of Parliament in Parliament Square following an anti Brexit, pro-European Union (EU) march in London on March 25, 2017, ahead of the British government's planned triggering of Article 50 next week. - Severing a truculent partnership stretching back five decades, Britain finally went its own way late Thursday four-and-a-half years after its shock referendum verdict in favour of divorcing the EU. Brexit became reality as Big Ben struck 11:00 pm (2300 GMT) in central London, just as most of the European mainland ushered in 2021 at midnight. (Photo by Daniel LEAL-OLIVAS / AFP)

Britania e Madhe duket se është penduar për Brexit…

Thuajse dy vite më pas, Mbretëria e Bashkuar po tundohet nga një projekt i Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë atë që po konsiderohet si “klubi politik i kombeve europiane”, me qeverinë e Londrës që po shqyrton nëse do të marrë pjesë në takimin e parë të tij që mbahet muajin e ardhshëm në Pragë të Çekisë.

Downing Street kërkon të shohë më shumë detaje të samitit përpara se kryeministrja Liz Truss të marrë një vendim për pjesëmarrje apo refuzim të eventit. Komuniteti Politik Europian, emërtimi zyrtar, është një ide e krijuar dhe mbështetur nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Shefi i Pallatit Elize e propozoi atë në muajin maj, si “një hapësirë të re” për bashkëpunim. Macron sugjeroi se ky grupim mund të diskutojë për çështje të sigurisë, energjisë, transportit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, veçanërisht të rinjve. Synimi i gjerë e kësaj nisme është të krijohet një forum që shkon përtej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Britania e Madhe kërkon garanci se takimi nuk do të dominohet nga shtetet apo institucionet e BE-së. Gjithashtu kërkon që pjesëmarrës të jenë vende të tjera të rëndësishme jashtë bllokut. Sipas raportimeve të deritanishme, pritet që në samitin e Komuniteti Politik Europian të afrohet Ukraina, Zvicra, Norvegjia, Turqia, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, bashkë me Islandën, Lihteshtajnin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.