Ky është i vetmi shtet evropian që nuk po vuan nga kriza energjetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa gjithë Evropa është me “dhimbje koke”, ky vend vazhdon punën normalisht…

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rreziku real të ndërprerjes së furnizimeve energjitike nga Rusia, Norvegjia është shndërruar në furnizuesen e parë me gaz të Bashkimit Evropian, që prej muajsh po përpiqet të diversifikojë burimet e furnizimit, në mënyrë që të reduktojë gjithnjë e më shumë varësinë e tij nga Rusia.

Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s, por jo i Bashkimit Evropian, ka arritur të rrisë me shpejtësi prodhimin dhe të plotësojë një nevojë në rritje për zëvendësimin e gazit rus. Dhe për momentin por arkëton fitime të mëdha. Norvegjia është eksportuesja e shtatë më e madhe e naftës në botë, dhe e katërta më e madhe e gazit.

Sipas të dhënave nga instituti statistikor norvegjez, në 8 muajt e parë të këtij viti eksportet e gazit arritën vlerën e 775 miliardë koronave norvegjeze, rreth 77 miliardë euro, ose 315 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në muajin gusht, eksportet e gazit arritën maksimumin e tyre historik:176 miliardë korona norvegjeze, ose 17 miliardë euro, gati 40 për qind më shumë se një muaj më parë, dhe 360 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2021.

Në vitin 2021, Norvegjia eksportoi afro 113 miliardë metra kub gaz në Bashkimin Evropian dhe ishte furnizuesja e dytë pas Rusisë, e cila shiti 155 miliardë metra kub. Ndërkohë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ajo është bërë furnizuesja më e madh e Bashkimit Evropian.

Që nga fillimi i vitit, Oslo ka eksportuar gaz për një vlerë prej 60 miliardë eurosh, pothuajse 80 për qind të  gjithë eksporteve të gazit, dhe 304 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Por Norvegjia shtoi jo vetëm vëllimin e shitjeve, por ka përfituar edhe nga çmimet teje të larta të lëndëve të para.

Lexo edhe :  Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Në gusht, fitimet e saj ishin më shumë se 4 herë më të larta se në vitin 2021, krahasuar me vëllimet e shitjeve, që u rritën me vetëm 12.8 për qind. Qeveria norvegjeze parashikon se të ardhurat e nga nafta dhe gazi do të arrijnë në 100 miliardë euro këtë vit, një shifër kjo e jashtëzakonshme.

Po ashtu janë rritur edhe eksportet e naftës. Që nga fillimi i vitit, Norvegjia ka eksportuar 35 miliardë euro naftë, ose 61 për qind më shumë se vitin e kaluar. Duke pasur parasysh perspektivat e larta të fitimeve, Norvegjia pret që të ruajë nivelet aktuale të prodhimit të gazit deri në vitin 2030, njoftoi Ministri norvegjez i Energjisë, Terje Aasland, në fundin e muajit gusht raporton bota.al.

Të fundit

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr,...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen...

Lajme të tjera

Web TV