Pamjet që po bëjnë namin/ Mbreti Charles III refuzon t’i japë dorën një njeriu me ngjyrë

Një video virale e mbretit Charles III ka ngjallur një debat të nxehtë në rrjetet sociale. Mbreti i ri i Britanisë mund të shihet në video duke shtrënguar duart me vajtuesit që kanë ardhur për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithatë, momenti kur Charles ishte duke shtrënguar duart me një person me ngjyrë që priste në turmë ishte i diskutueshëm. Mbreti përshëndeti me radhë njerëzit e rreshtuar përgjatë gardhit, duke marrë shprehje ngushëllimi, por kur arriti te personi në fjalë, u kthye dhe bëri sikur po përshëndeste me dorë turmën.

Ky është konsideruar si racist nga të gjithë ata që kanë parë videon.

Për më tepër që sipas mediave, të gjithë presidentët afrikanë kanë mbërritur në funeralin e mbretëreshës me të njëjtin autobus, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur i ndarë me të gjithë rrethin presidencial, gjë që ka shkaktuar edhe kritika.