Panik në Zelandën e Re, tërmetet pranë supervullkanit alarmojnë shkencëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli i alarmit të një supervullkani në Zelandën e Re është rritur nga 0 në 1 për herë të parë sot pas një serie tërmetesh të vogla.

Shkencëtarët kanë theksuar se pavarësisht shqetësimeve të tyre, mundësia e një shpërthimi të vullkanit Taupō të Ishullit të Veriut “mbetet e ulët”.

Agjencia gjeologjike, GeoNet, tha se rreth 700 tërmete të vogla janë regjistruar në Taupō, i cili është një liqen krateri i vendosur në qendër të ishullit verior të Zelandës së Re.

Teksa shumë prej tyre ishin shumë të dobët për t’u ndjerë në tokë, më i madhi ishte një tërmet me magnitudë 4.5 më 10 shtator.

Është vërejtur gjithashtu deformimi i tokës rreth liqenit, teksa besohet se sistemi ekzistues magmatik ndodhet atje ku janë regjistruar tërmetet.

Duke folur për paralajmërimin e tyre, agjencia tha: Ne interpretojmë se ngritja e tokës dhe aktiviteti i tërmetit shkaktohet nga lëvizja e magmës dhe lëngjeve hidrotermale brenda vullkanit.

Si rezultat i kësaj, alarmi i nivelit vullkanik është ngritur për herë të parë që kur u prezantua në vitin 1994. Vetë sistemi ka gjashtë nivele, që variojnë nga 0 në 5, edhe pse një shpërthim është i mundur në çdo nivel.

Të fundit

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne...

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Lajme të tjera

Web TV