Legjenda e Arsenalit ‘elozhe’ Xhakës: Një nga mëngjarashët më të mirë në Premier League

Legjenda
LONDON, ENGLAND - APRIL 23: Granit Xhaka of Arsenal salutes the fans following the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on April 23, 2022 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Kur Gabriel Jesus dyfishoi shifrat në triumfin e Arsenalit ndaj Brentfordit të dielën, sulmuesi brazilian shkoi t’i shprehte mirënjohjen e tij Granit Xhakës. Numri 9 i “Topçinjve” shkoi t’i bënte procesin e famshëm të lustrimit të këpucës pas golit të tij me kokë, ardhur nga një krosim i mrekullueshëm i kapitenit të Zvicrës.

Ai ishte asisti i tretë këtë sezon në Premier Ligë i Xhakës, një shifër që kalon totalin e pasimeve për gol në secilin prej katër sezoneve të fundit të tij. Dhe jemi vetëm në shtator.

Goli i brazilianit erdhi mes atij të Saliba-s dhe Vieira, të cilët e ndihmuan skuadrën e Artetës të merrte fitoren e 6-të në 7 javë kampionat këtë sezon dhe rikthehej në vendin e parë.

Trajneri spanjoll ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe nxori në pah edhe atë të Xhakës, i cili po përfiton nga aktivizimi në një rol më të avancuar këtë sezon. 29-vjeçari po luan më shumë në rolin e numrit 8 sesa sezonet e shkuara, kur qëndronte më në thellësi.

 

Edhe pse kemi parë atë që Xhaka mund të prodhojë në këtë rol kur luan me Zvicrën, ajo që ai bën në të njëjtin rol në “Emirates” është diçka që nuk mund të anashkalohet. Dhe këtë sezon ndikimi është i dukshëm.

 

Në 1/3-at finale të fushës ai po shfaq cilësitë e tij duke krijuar raste për shokët, të cilat i konfirmojnë shifrat: sezonin e fundit numri i prekjeve të topit ishte 68.2 për ndeshje ndërsa këtë vit ka zbritur në 53 për 90 minuta, por prekjet e tij në zonë janë dyfishuar nga 1.74 për ndeshje në 3.29.

Mesatarja e tij sa i përket aksioneve që përfundojnë me goditje është rritur gjithashtu. Në secilin prej 4 sezoneve të fundit, nga këmbët e tij lindnin 2.12 goditje për 90 minuta, ndërsa këtë sezon gjuajtjet kanë shkuar në 3.69.

Lexo edhe :  Ylli i Interit: "Pas humbjes me PSG, nuk flisja dot për 5 ditë"

Rritja e ndikimit të tij në sulm është vlerësuar edhe nga legjenda e Arsenalit, Ian Wright, i cili komentoi pas ndeshjes së fundit se Xhaka është një nga mëngjarashët më të mirë të Premier Ligës.Ian Wright - All the latest news and gossip - The Sun

“Për mua Xhaka është lojtari që më në fund po e shohim të luajë siç bën për Zvicrën. Ai po luan në pozicionin që i përshtatet, po luan më i avancuar. Po e bën me autoritet të vërtetë dhe besim. Së fundmi, ai ka arritur të gjejë hapësirë dhe nga atje ai mund të bëhet me të vërtetë i rrezikshëm, sepse për mua, ai është një nga mëngjarashët më të mirë të Premier Ligës”, tha ish-sulmuesi.

“Krosimi i tij në rastin e golit të Gabriel Jesus ishte i shkëlqyer, ishte fantastik. Ai mund të bëj gjithashtu detyrat mbrojtëse. Ai kthehet pas dhe lufton edhe atje. Jam shumë i kënaqur me të, sepse unë kam qenë një nga kritikët më të ashpër të tij. Por tani ne po shohim më të mirën e Granit Xhakës”, e vlerësoi Wright, njeriun që vetëm pak kohë më parë e kritikonte për humbjet e topit në zonat më delikate dhe shkaktimin e faulleve në zonat e rrezikshme.