Tirana e vajzave të bukura/ Nisma e Mbretit Zog për heqjen e ferexhesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretit Zog do t’i njihet nisma për heqjen e ferexhesë dhe emancipimin e gruas në Shqipërinë që ai e aspironte me kulturë evropiane.

Kjo veshje e grave dhe vajzave shqiptare, që binte ndesh me ato në Evropë, do të komentohej shpesh nga të huajt që vizitonin sidomos, Tiranën.

Me të marrë këtë vendim, lajmi bëri bujë në mediet e huaja, që i kushtuan vëmendje mbretit bashkohor të shqiptarëve.

Francezja “L’Intransigeant”, të mërkurën e 31 marsit 1937, ka botuar në faqen nr.3, një shkrim lidhur me vendimin historik të mbretit Zog, për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” që u mbulonte fytyrat grave shqiptare. Sesi u prit ky vendim, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë e sjell të plotë në shqip, Aurenc Bebja

Një vendim i mbretit Zog, që u mirëprit

(Nga i dërguari ynë special)

Tiranë, 30 mars.

Tirana

“Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat.

Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut.

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë: te gratë, së pari, të cilat, të gjitha si bijat e Evës, janë të lumtura që admirohen dhe na të gjithë të rinjtë.

Tirana është bërë papritur, një qytet i lumtur…

Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë çdo portret…

Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…

Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili, qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit.

Lexo edhe :  Histori/ Rast i Ftohtë: Kush ishte vrasësi i parë serial italian?

Pa dyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël, që nuk shqetëson asnjeri.

Ndërsa bukuroshet shqiptare, u përgjigjen nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura”.

Të fundit

Dyshime për tren bullgar, KAS hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ...

Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla. Dredha ka komfirmuar se tashmë...

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve në Iran

Izraeli ka urdhëruar mbylljen e ambasadave në mbarë botën pas sulmeve në shkallë të gjerë të zhvilluara nga Izraeli kundrejt Iranit. Në publikimet e hedhura...

Zgjidhni zanatet! Shteti ofron mbi 2500 bursa për të rinjtë

Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të...

Kushton 70 mln euro, Barcelona nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Gazeta katalanase Sport ka befasuar opinionin sportiv me lajmin e ditës. Sipas saj, Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Fermin Lopez, nëse një...

Lajme të tjera

Web TV