Ultrasit e Inter, Curva Nord, kërkojnë largimin e presidentit: “Zhang ik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Curva Nord” (një ndër tifo-grupet më të organizuara zikaltër) e tha sërish fjalën e vet në një moment shumë delikat për Interin. Katër ditë më parë, në një komunikatë për shtyp shpjegohej se si përgjegjësitë e krizës nuk duhej t’i ngarkoheshin vetëm trajnerit, por edhe lojtarëve, ndërsa këtë herë është një sulm i vërtetë i organizuar ndaj presidencës Zhang.

Në fakt, një ditë pas takimit të paralajmëruar për mbrëmjen e së enjtes, në rrjetet sociale të “Curva Nord” u shfaq një imazh i thjeshtë me dy fjalë në sfondin zikaltër: “Zhang largohu!”

Hendeku mes ultrasve dhe numrit një të klubit është i dukshëm, pas disa pankartave që u shfaqën në momente të ndryshme të drejtimit të tij, që nga “Skriniar nuk preket, pakte të qarta dhe miqësi e gjatë” te “koha ka mbaruar”, “premtimet duhet të mbahen”, “merr përgjegjësi ose largohu nga qyteti” etj.

Në mes të ditëve themelore për zgjidhjen e problemeve, Interi merr një goditje të dhimbshme nga tifozët e vet. E njëjta frazë “Zhang ik” u shfaq edhe në një mur në parkingun e “San Siro”, e panënshkruar.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV