“Italia që ju pëlqen”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Titujt

Mbyllet dhe dita e dytë e Ligës së Kombeve. Kryefjala e mediave sportive për ditën e sotshme do të jetë fitorja e Italisë ndaj Anglisë që automatikisht ranë në Ligën B.

Nga ana tjetër, Roger Federer tërhiqet nga tenisi në moshën 41-vjeçare, duke mbyllur një karrierë fantastike me 20 Grand Slams për tu konsideruar si njëri prej tenistave më të mirë të të gjitha kohrave.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me Ligën e Kombeve: “Italia që ju pëlqen”. Magjia e Raspadorit i jep fitoren Italisë dhe siguron qëndrimin në Ligën A.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 24.09.2022

Prestigjozja Marca hapet me një titull kushtuar njërit prej tenistave më të mire në histori: “Faleminderit Mjeshtër”. Federer tërhiqet duke lënë një trashëgimi që e bën atë një legjendë tenisi. Ai thotë lamtumirë pas 25 vitesh në elitë dhe 20 Grand Slam të fituar.Marka e shtëpisë 24/09/2022

Edhe gazeta tjetër italiane Corriere dello Sport fokusohet tek fitorja e Italisë: “Brohoritje Giacomo”. Raspadori dërgon Anglinë në Ligën B.Faqja e parë Corriere dello Sport 24.09.2022

“Ti je një legjendë” është titulli i torinezes Tuttosport. Një lamtumirë emocionuese dhe spektakolare për tenisin e Federerit në Kupën e Laverit.Home Tuttosport 24/09/2022

Në Britaninë e Madhe, Daily Express nxjerr në pah humbjen e Anglisë ndaj Italisë në Ligën e Kombeve: “Poshtë dhe Jashtë”. Një tjetër dështim ia shton dhimbjen e kokës Luanëve para Kupës së Botës.Prima Pagina Daily Express Sport 24/09/2022

“Miq përgjithmonë” ka shkruar gazeta madrilene AS. Nadal e shoqëron Federerin në ndeshjen e fundit të karrierës së tij. Ata humbën në përballjen ndaj Sock dhe Tiafoe në një ndeshje historike.Prima Pagina AS 24/09/2022

Mundo Deportivo fokusohet tek legjenda më e madhe e klubit katalanas: “Projekti Messi”. Barça studion mënyrën për të rikuperuar marrëdhënien e saj me Messin.Home Mundo Deportivo 24.09.2022

Lexo edhe :  Kane “hap sirtarin”: Fitimi i Topit të Artë, ëndrra ime!

“Alarm!” është titulli i katalanases Sport. Virusi FIFA sulmon Barçën me force, katër të lënduar. Araujo, Koundé, Memphis dhe De Jong.Home Sport 24.09.2022