“Futa monedhë në…”, sulmuesi izraelit që ‘fundosi’ Shqipërinë tregon shenjën e fatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e Edy Rejës doli e mposhtur nga transferta e Izraelit, me këtë të fundit që fituan me shifrat 2-1Një humbje që dhemb sigurisht pasi tashmë kuqezinjtë do të luajnë ndaj Islandës për t’u pozicionuar në vendin e dytë, në një grup me 3 skuadra, pasi Rusia u përjashtua nga UEFA.

Tai Bribo ishte lojtari i cili vendosi fatin e ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë, kur përfitoi nga largimi i munguar i topit nga Mihaj, për të ndëshkuar kuqezinjtë në minutën e 93-të. Fitorja 2-1 kësisoj mban emrin e lojtarit i cili luajti ndeshjen e tij të katërt me kombëtaren e Izraelit, duke shënuar golin e parë me të.

Një gol të cilën vetë Bribo e ka interpretuar si shenjë të fatit, teksa ka treguar pas sfidës një episod shumë të çuditshëm rreth tij.

“Para se të hyja në fushë, pashë një monedhë prej pesë shekel (para izraelite) në tokë në zonën e stolit. Ndodhi pikërisht përpara zëvendësimit. Mënyra se si e pashë, e dija se ishte dita ime me fat dhe se do të shënoja, kështu që nuk e mora dhe nuk e hoqa mënjanë. Pas golit dhe festimeve në stol, papritmas përsëri pashë këtë monedhë që më shkëlqente nga bari. Në mënyrë që ne të ishim me fat deri në vërshëllimën e fundit, pas golit e mora dhe e futa në çorape. Kështu e dija se do të fitonim”, tregoi sulmuesi 24-vjeçar i Izraelit.

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Lajme të tjera

Web TV