Nations League/ Formacioni më i mirë i ndeshjeve të fundit, pjesë dy lojtarë të Kosovës

SofaScore ka formuar një ekip me lojtarët që patën paraqitjet më të mira në kuadër të rrethit të gjashtë (të fundit) në Ligën e Kombeve.

Gara më e re e UEFA-s e përfundoi edicionin e tretë të fazën së grupeve të martën mbrëma, derisa vëmendja jonë ishte te Kosova dhe Shqipëria.

Dardanët morën fitore të thellë 5-1 ndaj Qipros, duke e blinduar vendin e dytë në Ligën C me nëntë pikë.

Në anën tjetër, Shqipëria barazoi 1-1 me Islandën, duke e mbyllur këtë fazë me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Kur jemi tek vlerësimi i lojtarëve që patën paraqitje më të mirë në këtë rreth (6-të), Vedat Muriqi dhe Florent Muslija ia kanë dalë të jenë pjesë e ekipit të mbushur me emra të mëdhenj.

Sulmuesi i Kosovës ka marrë notën 8.9, ndërsa mesfushori është vlerësua me 8.7.