Partizani “blindon” sulmuesin e tij kryesor, rinovim për tre vite përpara derbit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhuliano Skuka do të mbetet i kuq për të paktën tre vitet e ardhshme!

Partizani dhe bomberi dibran kanë gjetur zyrtarisht gjuhën e përbashkët teksa ka ardhur dhe firma në kontratë përpara ndeshjes së rëndësishme, në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, të dielën në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania”.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i Partizanit me anë të një komunikate në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook”, duke njoftuar marrëveshjen e arritur me 24-vjeçarin deri në vitin 2025.

 

 

Në pesë ndeshje në Kategorinë Superiore, Xhuliano Skuka ka shënuar 3 gola me fanellën e “demave të kuq”.

NJOFTIMI

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.”

Të fundit

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Mbase e meritojmë shkatërrimin!

Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën...

Kosova pajiset me autoblinda amerikane/ Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në...

A ka marrë leje të posaçme Malltezi nga SPAK për të shoqëruar vjehrrin në Kosovë?

Prej dy ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një vizite në Kosovë. Në të gjitha fotot e publikuara,...

Lajme të tjera

Web TV