Zbulohen prapaskenat nga media italiane: Interi telefonoi Rejën, mos e aktivizo Asllanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me shumë mundësi ndeshja ndaj Islandës ishte e fundit për Edy Rejan në krye të stolit të Kombëtares.

Ndërsa të gjithë kishin pikëpyetje në lidhje me mosaktivizimin e Asllanit për asnjë minutë në këtë sfidë, mediat italiane zbulojnë detaje.

I riu me origjinë nga Elbasani projektohet si titullar në Serie A pas dëmtimit të kroatit Marcelo Brozovic. Sipas mediave italiane, gjigantët italian i kanë kërkuar trajnerit Edi Reja një “nder”.

Është pikërisht Corriere dello Sport që shkruan se “mesfushori i ri nuk ka luajtur të martën kundër Islandës, dhe për këtë ka patur një falënderim të veçantë për Shqipërinë dhe teknikun Reja me anë të një telefonate nga Interi, duke parë rëndësinë për lojtarin ish-Empoli”.

E përditshmja sportive shton se ndeshja në vetvete nuk kishte asnjë rëndësi, por në fakt nuk është kështu.

Jo vetëm për dinjitetin e Kombëtares, por për faktin se ndeshjet në Nation League janë ndeshje zyrtare dhe një telefonatë e tillë, nëse e konfirmuar, do të përbënte një skandal të vogël, që mund të shtojë hatër-mbetjet ndaj teknikut italian nga ana e ekipeve si për shembull Empoli, e cila ka humbur pikërisht në atë ndeshje titullarin e tyre Ardjan Ismajli.

Të fundit

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV