EURO2024/ UEFA jep njoftimin: Kosovës i ndalohet të luajë me dy shtete në kualifikueset

Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe tani ekipet kombëtare janë duke pritur shortin kualifikues.

Shorti për grupet e kualifikimeve për në Euro 2024 do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë.

Në këtë short do të marrin pjesë 53 ekipe kombëtare nga Evropa ku do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e mundshëm.

Megjithatë janë disa shtete që UEFA ua ndalon të përballen në kualifikuese për në Kampionatin Evropian apo atë Botëror.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë me ditur pesë përballjet të cilat nuk do të ndodhin në këto kualifikuese shkaku i konflikteve që kanë shtetet.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të bie në grup me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën shkaku për të evituar çdo konflikt të mundshëm dhe për arsyen se as Serbia e as Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e saj.

Në grup të njëjtë nuk mund të bien as Armenia me Azerbajxhanin shkaku i konfliktit që kanë dy shtetet.

Përballjet tjera që janë të ndaluara janë edhe Bjellorusi – Ukrainë dhe Gjibraltar – Spanjë.

Më poshtë keni të gjitha vazot për kualifikimet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024: