Inzaghi i jep dirgjencën e mesfushës: “Asllani do të jetë titullar ndaj Romës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është koha që Interi të tregojë dhëmbët dhe Simone Inzaghi e tregon rrugën tashmë gjatë konferencës për shtyp. Është momenti i krenarisë dhe i shpërblimit: “Aty ku kam stërvitur kanë mbërritur gjithmonë trofe, ishin fjalët e trajnerit. Ka ndodhur me Lazion dhe gjithashtu këtu në Milano”. Më pas, për formacionin ndaj Romës dhe mesfushën, ai tha: “Asllani do të luajë nga minuta e parë”.

Hapësira për talentin shqiptar, titullar për herë të parë që nga ardhja te zikaltërit:

“Asllani po bën mirë, nesër me siguri do ta nisë ndeshjen. Në mesfushë kam vështirësi sepse janë vetëm katër lojtarë në dispozicion: tre do të startojnë dhe një në stol. Gagliardini nuk ka mundur të stërvitet në dy ditët e fundit, por të shohim nëse do të mund të na bashkohet në pankinë”.

Mungon, megjithatë, Romelu Lukaku: “Ka pasur një ngadalësim që e merr një lojtar të rëndësishëm. Stafi po punon në mënyrën më të mirë për ta rikuperuar, ka kaluar një muaj që ai u ndal, por na duhet ende kohë”.

Së fundi, për Robin Gosens: “Ai e meritoi vendin në kombëtaren gjermane me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve. Në grup do të më duhet të bëj një zgjedhje: kam atë, Dimarcon dhe Darmian”.

Inzaghi dëshiron të theksojë, grupi punon shumë për të dalë nga momenti kompleks:

“Ne të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim. Tani për tani po paguajmë për episodet në ndeshjet e kaluara. Vitin e kaluar, Interi luajti mirë, ne nuk u ndëshkuam në një episod të vetëm. Duhet të japim më shumë, duke filluar nga unë e deri te lojtarët e rëndësishëm në skuadër që duhet të gjejnë formën e duhur.”

Lexo edhe :  13 gola, Interi kalon Barçën, një përballje dramatike që hyri në historinë e futbollit

Uniteti, konfirmon trajneri, përfshin edhe presidentin e klubit: “Me Lotiton kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë në të kaluarën dhe sot i kam me Zhang, i cili është i pranishëm dhe është gjithmonë pranë meje dhe stafit”.

Të fundit

Gratë punojnë më shumë, por fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka nxjerr në pah se shumë vende janë larg objektivit për...

Ellen nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet...

Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, analizoi në” Top Talk Economy” situatën e pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Çmimet e apartamenteve po shënojnë...

Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin për pronat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Has, ku një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka...

Taulant Balla tallet me Lapajn: Mos ka gisht Agron Shehaj që të zunë mat kandidatin?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" në Sarandë, Ergys...

Lajme të tjera

Web TV