Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve, Von der Leyen: Do të jenë gjithmonë tokë ukrainase

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen ka reaguar menjëherë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dekretet e aneksimit të katër rajoneve të pushtuara ukrainase në Rusi.

Leyen shkruan se aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë. Ajo thotë se të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e atij kombi.

“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran” shkruan Ursula von der Leyen.