E pazakontë! Në këtë qytet nuk lejohet të lindësh fëmijë dhe as të mbash mace

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po, ekziston një qytet në të cilën është e paligjshme që të vdesësh, të lindësh dhe të mbash mace në shtëpi. Një zonë e quajtur Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji, ka disa ligje shumë të veçanta që ndiqen nga 2.000 banorët e tij.

Ky vendbanim njihet si qyteti më i afërt me Polin Verior, ndaj në periudhën e dimrit nata mund të zgjasë deri në 4 muaj. Përveçse një vend i errët e i ftohtë, ky qytet i vogël nisi të tërheqë shumë turistë, jo vetëm për historinë e tij magjepsëse, por edhe për rëndësinë e tij për të ardhmen e njerëzimit.

Longyearbyen u krijua si një vendbanim për njerëzit që punonin në minierën e qymyrit, e cila në atë kohë ishte një nga minierat më të mëdha të qymyrit në Skandinavi. Në vitet 90-të kur miniera u shterua, punëtorët nuk u larguan, por u vendosën aty duke krijuar këtë qytet të vogël.

Për të gjitha këto arsyeje, banorëve të kësaj zone iu është dashur të zbatojnë disa ligje të ashpra të cilat për të huajt mund të mos kenë kuptim ama për ata, ato janë e vetmja mënyrë që kanë pasur për të mbijetuar.

Nuk lejohet as të vdesësh as të lindësh

Më saktë, nuk lejohet as të vdesësh as të sjellësh dikë në jetë. Dy ligje shumë ekstreme të vendosura nga vetë njerëzit që jetojnë në Longyearbyen.

Fillimisht, arsyeja pse nuk ju lejohet të vdisni në këtë qytet është sepse aty, nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi trupi do të dekompozohej shumë ngadalë. Kjo do të tërhiqte arinjtë polarë që janë një nga rreziqet më të mëdha për banorët e kësaj zone.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 11 Qershor 2025

Prandaj, në rast se dikush ndihet shumë i sëmurë deri në pikën kur mund të vdesë, ai është i detyruar të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’iu dhënë mjekimi i duhur ku në rastin më të keq, mund edhe të varrosen.

Ligji i dytë i ndalimit të lindjes në këtë vendbanim vjen për një arsye më të thjesht. Dhe ajo është sepse ky vendbanim nuk ka një maternitet për shkak të numrit të vogël të banorëve.

Ndaj, për të shmangur çdo rrezik gjatë lindjes, gratë shtatzënë janë të detyruara të shkojnë në qytetin më të afërt i cili ka një maternitet. Edhe një herë, për të shmangur çdo vdekje të panevojshme.

Një ligj tjetër interesant është se as macet nuk lejohen në këtë vendbanim

Kjo për shkak se macet mund të gjuajnë zogjtë që jetojnë apo vërtiten në këtë qytet duke bërë që ata të zhduken. Pra, në vend që të marrin një rrezik të panevojshëm, ata e shmangin atë.

Të jetosh në një vend kaq ekstrem, duhet të shmangësh çdo lloj rreziku të mundshëm nëse dëshiron të mbijetosh

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV