“S’jam gati të…”, reperi i njohur rus i jep fund jetës për të mos shkuar në luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur rus Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç i ka dhënë fund jetës, pas një mesazhi në rrjetet sociale, ku ka thënë se nuk mund të shkojë në Ukrainë dhe të vrasë njerëz.

Reperi me emrin e artit Walkie në një mesazh në rrjetin social tha “nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua, nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal. Unë zgjedh të mbetem në histori përgjithmonë, si një njeri që nuk e mbështeti atë që po ndodhte. Unë nuk jam gati të marr armët dhe të vras ​​llojin tim”.

Të premten, trupi i Petunin u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në qytetin rus të Krasnodarit. Reperi, i cili më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, u tha fansave të tij: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë nuk jam më gjallë.”

Kujtojmë që qytetarët rusë po mundohen të largohen nga vendi pasi Vladimir Putin në një deklaratë tha se do të rekrutoheshin 300.000 ushtarë shtesë në luftën në ukrianë.

Reperi besonte se mobilizimi i pjesshëm i trupave të Putinit në vijën e frontit do të kthehej së shpejti në mobilizim të plotë.

Të fundit

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Lajme të tjera

Web TV