Venezuela liron nga burgu 7 amerikanë, i këmben me dy të afërm të Maduros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Venezuelë liruan nga burgu të shtunën shtatë amerikanë në këmbim të lirimit nga Uashingtoni, të dy nipërve të bashkëshortes së Presidentit Nicolás Maduro, të burgosur prej kohësh nën akuza për drogë. Ky zhvillim u pa si një zbutje e rrallë e marrëdhënieve armiqësore mes dy vendeve. Shkëmbimi i amerikanëve, mes tyre pesë drejtues ekzekutivë të një kompanie nafte që u mbajtën në burg në Venezuelë për gati pesë vjet, pason muaj të tëra diplomacie e bisedimesh të fshehta, që përfshinë edhe një prodhues të madh të naftës.

Marrëveshja përbën një gjest të pazakontë të vullnetit të mirë nga Nicolas Maduro, teksa udhëheqësi socialist po kërkon të rindërtojë marrëdhëniet me SHBA-në ndërsa ka arritur të nënshtrojë shumicën e kundërshtarëve të tij në vend. Ndërsa Shtëpia e Bardhë mohoi se po ndodh ndonjë ndryshim në politikën ndaj Venezuelës, lirimi i amerikanëve mund të krijojë hapësirë për administratën Biden për të lehtësuar sanksionet e naftës ndaj Venezuelës, nëse Nicolas Maduro tregon përparim në bisedimet me kundërshtarët e tij.

Transferimi u bë të shtunën në ishullin e Karaibeve atë të Shën Vincentit dhe Grenadineve, i cili qeveriset nga një aleat i Nikolas Maduros, bënë të ditur për AP-në në kushte anonimiteti tre persona në Venezuelë të informuar mbi çështjen.

Mes amerikanëve të liruar, pesë janë punonjës të kompanisë Citgo me bazë në Hjuston – Vadell, Jose Luis Zambrano, Alirio Zambrano, Jorge Toledo dhe Jose Pereira. Ata shkuan në Venezuelë në vitin 2017, përpara Ditës së Falënderimeve për të marrë pjesë në një takim në selinë e kompanisë mëmë, gjigantit shtetëror të naftës PDVSA. Pasi mbërritën ata u arrestuan nga agjentë të maskuar të sigurisë, të cilët u futën në një sallë konferencash në Karakas.

Lexo edhe :  Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, si po rrezikohet aleanca mes dy vendeve

Të pestë u dënuan për përvetësim në vitin 2020 dhe procesi gjyqsor të ndaj tyre u shënua me vonesa e parregullsi duke prfunduar me dënimin e tyre me nga tetë deri në 13 vjet burg. Po kështu u lirua dhe Matthew Heath, një ish-tetar i marinës amerikane nga Tenesi, arrestuar në vitin 2020 në një postbllok në Venezuelë, si dhe Osman Khan, nga Florida, arrestua në muajin janar. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit të shtatë shtetasit amerikanë ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme./ VOA

Të fundit

Belinda Balluku: Mandati i 12 në Fier ishte surprizë, PD nuk i njeh zgjedhjet

Drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, foli ekskluzivisht në A2 CNN për procesin e votimit, të numërimit...

PD e para në Kavajë, kryebashkiaku Qosja: Do bashkëpunojme me qeverinë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja është shprehur këtë të hënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë socialiste për të mirën e...

Vota e Greqisë, Celibashi tregon se si do numërohen zarfet e diasporës

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar në lidhje me vendimin për t’i lënë mënjanë votat e Greqisë. Sipas tij, ende nuk është marrë një...

Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate. Për avokatin Idajet...

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal...

Lajme të tjera

Web TV