Rama: Do propozojmë që të jenë të barazvlefshme diplomat tona me ato të BE

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës. Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Nga aty, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për mbarëvajtjen e arsimit të lartë në Shqipëri, teksa thekson se Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re, pasi fondet europiane janë 4-fishuar.

Në fjalën e tij gjatë  Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Rama tha se  qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë  dhe botën universitare.

“Në një drejtim që vendi ynë ka shumë për të bërë.  Ne mund të bëjmë shumë njësoj si tjetër në aspektin pozotiv. Idenë e parë që kanë është të rinj është që lë largohen dhe të vazhdojnë studimt jashtë.

Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj.

Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit.

Brenda pa ditësh të gjithë liderët e kësaj gjografie që përfshin vëndet e Ballkanit, vende që janë shumë të zhvilluara si Zvicra dhe Norvegjia do mblidhen në Prag për “jetësimin e një komuniteti të ri Europian”

Bashkë me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që botohet nesër në Politico. Si Shqipëri kemi vënë theksin te të rinjtë dhe universiteti. Që vendet jashtë BE të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

Lexo edhe :  Përfundon mbledhja e qeverisë, Rama shkarkon Erion Veliajn

Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë për të studiuar në një universitet prestigjoz jashtë por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë përmes programit dhe në fund me një diplomë të barasvlefshme të një universiteti europian. Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë diskutim që dimensioni ekonomik dhe zhvillimor në BE duhet t’i paraprijë anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Akademia e Shkencave risolli këtë të hënë  për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës. Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në fjalën e tij në konferencë u shpreh se duhet shumëfishim i financimeve për shkencën.