Kampionati Argjentinas/ Përplasje në fushë dhe kartona të kuq, Boca Juniors merr kreun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boca Juniors po kalon një formë shumë të mirë, sidomos në fazën mbrojtëse. Ekipi i famshëm argjentinas, fitoi 1-0 ndaj Velez Sarsfield, rezultat që ka ngjitur “Xenezies” në krye të renditjes.

Ekipi numëron 8 fitore dhe 3 barazime në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërkohë që ka pësuar vetëm një gol në 6 sfidat e fundit.

19-vjeçari Gonzalo Morales realizoi golin e fitores në minutën e 79’, vetëm shtatë minuta pasi kishte ardhur nga stoli, ndërkohë që në minutat e fundit ishte radha e kartonëve të kuq.

Plot 3 kartonë të kuq u regjistruan në një minutë përpara fundit të takimit. Francisco Ortega kreu një faull të rëndë nga pas, veprim që shkaktoi një sherr të madh mes lojtarëve të të dy ekipeve.

Tension dhe përplasje në fushë, ndërkohë që arbitri kryesor, përveç anësorit të djathtë të Velezit, i tregoi të kuqin edhe Luis Vazquez (Boca) dhe Valentin Gomez (Velez).

Të fundit

Rama krah Macronit dhe Antonio Costës, liderët bëjnë foton familjare para samitit

Tirana pret sot Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në sheshin “Skënderbej”. Ashtu siç e do...

Video/ Edi Rama shkrin së qeshuri të gjithë liderët e Samitit me urimin e veçantë!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkrirë së qeshuritë gjithë liderët e Samitit të Komitetit Politik Europian me urimin e veçantë. Në ceremoninë mikpritëse të...

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të identifikuar si Orteo Gurra, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me...

Problemet me votat e diasporës, ja kur pritet të vendosë Celibashi për zarfet nga Greqia

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, do të marrë vendimin në lidhje me situatën e numërimit të votave të diasporë, kryesisht...

Vuçiç në Tiranë: Mbaj përgjegjësi për vizitën në Moskë, Serbia do të ardhmen evropiane

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i pyetur nga mediat pas mbërritjes së tij në Tiranë ku po zhvillohet Samiti evropian, u shpreh se e...

Lajme të tjera

Web TV