E konfirmon mikja e argjentinasit: Messi do të rikthehet tek Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi mund të rikthehet tek Barcelona dhe këto zëra po përforcohen gjithnjë e më shumë. Ditën e sotme lajmi i bujshëm qarkulloi gjerësisht në media pasi ishte “DailyMail”, që shkruante se Messi është ende i interesuar të ‘rikthehet në shtëpi’ sezonin e ardhshëm.

Sipas prestigjiozes britanike, ylli argjentinas ka rregulluar marrëdhëniet me Presidentin Joan Laporta dhe nëse nuk rinovon kontratën me PSG, mund të rikthehet tek katalanasit falas.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar edhe modelja Veronica Brunatti, e cila ka bërë një postim në Twitter që ndez ëndrrat e tifozëve katalanas.

“Nga 1 qershori i vitit 2023, Messi do të jetë lojtar i Barcelonës”, shkruan ajo, e cila është një mike e futbollistit argjentinas, i cili verën e ardhshme mund të rezervojë sërish një nga lëvizjet më të bujshme në merkato.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV