Chelsea-Milan/ Rrugët e Londrës mbushen me tifozë që vërshojnë drejt stadiumit (Video)

Chelsea Milan

Chelsea dhe Milan do të zhvillojnë ditën e sotme supersfidën e grupit E, në Uefa Champions League.

Kjo sfidë do të jetë shumë e rëndësishme pasi skuadrat luftojnë për vendin e dytë aktualisht në këtë grup, i cili kryesohet nga Salzburg me 5 pikë, 1 më shumë se Milani.

Ndërkohë në Londër kanë filluar përgatitjet për sfidën kryesore të mbrëmjes dhe tifozët janë nisur drejt stadiumit.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje direkte nga rrugët e kryeqytetit që është gati për një përballje gjigantësh.