Nuk mjafton lufta! Drita të mistershme shfaqen në qiellin e qyteteve ruse pranë Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si të mos mjaftonte lufta, ukrainasit dhe rusët janë përballur herë pas here me fenomene të çuditshme.

Një fenomen i rrallë është filmuar mbrëmë në disa qytete ruse, Moskë, Bolgorod, Omsk dhe Murmansk. Disa drita të mistershme janë fotografuar e më pas janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror apo sistem armatimesh.

Shumë dyshojnë se mund të jetë një armë lazer ruse, konkretisht sistemi “Peresvet”, i cili u prezantua në vitin 2018, dhe thuhet se mund të çaktivizojë satelitët dhe sistemet e tjera elektronike, në një largësi prej 1500 km.

Në mars të këtij viti, Vladimir Putin prezantoi një sistem të ri armësh hipersonike dhe armë lazer “Peresvet”, si emri i murgut luftëtar ortodoks mesjetar, Alexandër Peresvet.

Edhe pse rusët kanë pohuar më parë se sistemi është tashmë në përdorim, deri më tani nuk ka asnjë provë të qartë se ai është funksional dhe në çfarë mase është efektiv.

Thuhet se ishte një prototip i quajtur “Zadira”, siç raportoi në atë kohë Yuri Borisov, zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin ushtarak.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV