“Shumë futboll, pak gola”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Titujt

Mbyllet dhe java e tretë e UEFA Champions League. Chelsea mposht pa vështirësi Milanin në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 3-0. Juventus fiton ndaj Maccabit me rezultat 3-1 dhe futet sërish në luftën për kualifkim. Real Madrid fiton ndaj Shakhtar dhe vulos kualifikimin.

Championsi duket akoma më i fortë këtë vit dhe sfida të tjera emocionuese na presin.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet me Ligën e Kampionëve: “Juve e Rabiot-it”. Alegri zhbllokohet edhe në Europë. Rabiot dhe Vlahovic shënuan ndaj Maccabit, Di Maria fantastik me tre asistime.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 06/10/2022

Edhe Corriere dello Sport ia kushton faqen e parë fitores së Juventusit: “Engjëlli mbrojtës”. Elozhet shkojnë për Di Marian që dhuroi tre asistime në fitoren ndaj Maccabi-t.Faqja e parë Corriere dello Sport 06/10/2022

“Ndriçon Di Maria” është titulli i torinezes Tuttosport. Argjentinasi, së bashku me Adrien Rabiot, ishin padyshim më të mirë në fushë në fitoren e parë të Juventusit në Champions League.Faqja e parë Corriere dello Sport 06/10/2022

Në Britani, Mirror Sport nxjerr në pah shqetësimin e CR7: “Ne kemi një problem”. Ten Hag pranon se Ronaldo është i acaruar duke ‘ngrohur’ stolin.Pasqyra e Ballit Sport 06/10/2022

Në Spanjë, AS hapet me Blancos 2-1 në Champions League: “Shumë futboll, pak gola”. Real Madridi mposhti Shakhtarin (35 goditje) dhe pothuajse siguron fazën e 16-të, por e mbajti ndeshjen e hapur deri në fund.Home AS 06/10/2022

“Ai ishte në gjendje të shënonte” ka shkruar prestigjiozja Marca. Real Madridi vendos në rrugën e duhur kalimin në raundin e 16 -të me vetëm gjysmë ore futboll të mrekullueshëm.Marka e shtëpisë 06/10/2022

Katalanasja Sport hapet me titullin: “Ka mbaruar”. Barça shpëton nga Griezmann përgjithmonë. Arrihet një marrëveshje me Atléticon për ta transferuar francezin për 20 milionë euro plus bonus.Home Sport 06/10/2022