Jo vetëm Milan, për Brojën futet në “lojë” edhe Juve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja nuk po arrin të lë gjurmë të Chelsea, skuadër që beson shumë te talenti kuqezi teksa i rinovuan kontratën deri në 2028 duke refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë që erdhi gjatë merkatos së verës. Ky fakt nuk e largon sulmuesin kuqezi nga tregu i transferimeve, përkundrazi, Broja mbetet një emër prezent.

Armando Broja është një profil që pëlqehet shumë në Itali, ku më herët u fol për një interesim të fuqishëm nga ana e Napolit, por së fundmi edhe Reja ndryshoi mendim duke theksuar se Broja nuk i përshtatet Napoli pasi është një lojtar shumë individualist, me karakteristika të ngjashme me Osimhen.

Emri i Brojës del sërish në skenë këtë të premte, ku sipas mediave italiane, në garë për të siguruar shërbimet e tij mund të futet e Juventus. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pritet të ndryshojnë strategji gjatë verën e ardhshme, ku kërkojnë të gjejnë në treg në sulmues të ri.

Emri dhe karakteristikat e Brojës e joshin jo pak. Ideja e bardhezinjve është të largojnë Moise Kean për ti bërë vend Brojës. Gjithnjë sipas mediave italiane, Juve duhet të fitojnë balotazhin me Milan, një tjetër “big” i futbollit italian që kërkon shërbimet e Brojës, gjithnjë nëse Chelsea vendos ta lë të lirë.

Të fundit

Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për furnizimin me energji

Kryeministri Edi Rama në Fier u ndal tek arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Rama...

Rritja e kredisë nuk ndalet, 17% më shumë për tremujorin e parë të vitit

Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri në muajin mars dhe ndodhet në nivelet më të larta historike për tremujorin e parë të vitit. Sipas...

Tragjedi në familjen e influencueses: Humb jetën vajza e saj 12-muajshe

Influencuesja, Lizzie Kieffer, ka ndarë me ndjekësit e saj një dhimbje të papërshkrueshme: vajza e saj e vogël, Lilian “Lily” Louise, ndërroi jetë në...

Pse rriten ndjeshëm eksportet bujqësore?

Fatos Çoçoli Sipas INSTAT, eksportet bujqësore për periudhën janar-mars 2025, në krahasim me janar-mars 2024, u shtuan me 26 përqind në vlerë dhe me 11...

Një ditë pa energji elektrike/ Si dukeshin 12 orë errësirë ​​në Spanjë dhe Portugali

Luis Ibáñez Jiménez po ngiste makinën në një autostradë në lindje të Madridit kur Spanja humbi energjinë elektrike. «Papritmas, nuk kishte semaforë», tha banori i...

Lajme të tjera

Web TV