“Një e shtunë e madhe”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Titujt

Fundjava na dhuron disa supersfida, të cilat padyshim vendosin shumë vazhdimësinë e skuadrave. Në Itali, Milani do të përballet me Juven në orën 18:00, një sfidë e cila do të luftohet nga të dyja ekipet për tu future në luftën për scudetto. Në Gjermani, Dortmund sfidon Bayern Mynih-un kampion (ora 18:30), në derbin klasik gjerman ku vitet e fundit është dominuar nga bavarezët.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Ndeshja e madhe në San Siro mes Milanit dhe Juventusit tërheq vëmendjen në faqet e para të gazetave sportive në Itali, duke nisur nga La Gazzetta dello Sport, e cila hapet me titullin: “Një e shtunë e madhe”. Pioli dhe Allegri me vetëm një qëllim: fitoren. Pas humbjeve me Napolin dhe Chelsean, kuqezinjtë duhet të rifillojnë garën. Bardhezinjtë nga ana tjetër me -7 pikë nga kreu nuk mund të ndalojnë më.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 08/10/2022

Corriere dello Sport hapet gjithashtu me sfidën Milan-Juve: “Allegri në udhëkryq”. Juventus të thirrur për t’u rikthyer dhe për të vazhduar ngritjen në renditje pas fitoreve të tyre të fundit.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 08/10/2022

“Të kënaqemi” është titulli i torinezes Tuttosport, e cila e cilëson sfidën në San Siro si vendimtare veçanërisht për shpresat e rikthimit të skuadrës së Massimiliano Allegrit.Prima Pagina Tuttosport 08/10/2022

Nga ana tjetër, në Spanjë, Marca fokusohet te Real Madrid: “Rodrygo në sulm”. Ancelotti do të jetë ende pa Benzeman kundër Getafe, duke vënë në qendër të vëmendjes sulmuesin e ri brazilian, protagonist këtë javë në ndeshjen e Champions League kundër Shakhtarit.Prima Pagina Marca 08/10/2022

Barcelona dëshiron të lërë pas humbjen në San Siro kundër Interit: “Xavi korrigjon gabime”, shkruan gazeta katalanase Mundo Deportivo. Trajneri i Blaugranave analizoi nokautin në San Siro dhe foli me lojtarët për të gjetur çelësin e lojës së ekipit.Prima Pagina Mundo Deportivo 08/10/2022

Lexo edhe :  Turpi i "Los Blancos", Atletico fiton 5-2 në derbin madrilen

“Kontaktoni Diogo Dalot” është faqja e parë e Sport, për shkak të interesimit të Barçës për anësorin portugez. Klubi i Barçës ka prioritet ardhjen e një mbrojtësi të djathtë dhe portugezi është i pari në listë.Prima Pagina Sport 08/10/2022

Në Britani, Mirror Sport nxjerr në pah Liverpool: “Qetësohu, bëhu i keq”, është urdhëri i Klopp drejt Nuñez, me teknikun gjerman që i kërkon sulmuesit të qëndrojë i qetë në derë nëse dëshiron që ai të jetë ylli i skuadrës.Prima Pagina Mirror Sport 08/10/2022