PD dhe PL kundër lirimit të Bllakos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i PL Ilir Meta kanë reaguar ndaj lirimit nga paraburgimi i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Një ditë pas ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako u lirua nga burgu, duke ia ndryshuar masën e sigurisë nga “burg pa afat” në “arrest shtëpie”, mbajtën qëndrim edhe dy liderët e opozitës. Berisha u shpreh se Bllako kërcënoi Veliajn dhe Ramën. “Dje(të enjten), e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaja, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë të atit. A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje. Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve. Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme”, u shpreh Berisha nga Memaliaj.

Reagimi i Metës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar këtë të premte për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për aferën e inceneratorëve. Meta u shpreh se ky vendim është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Ai theksoi se e gjitha është bërë me urdhër të Edi Ramës, pasi sipas Metës, është kryeministri koka e kësaj afere. “Sa familjarë janë burgosur për një dritare? Ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi, as Lefteri. Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agaçi dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, tha Meta.

Të fundit

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Lajme të tjera

Web TV