VIDEO/ Arsenali mposht Liverpool-in dhe ruan kreun, titulli tani është i mundur

Arsenal

Arsenali tregon se është skuadra më e mirë e kampionatit këtë edicion futbollistik në Premier League, duke mundur 3-2 Liverpool dhe duke marrë kreun e klasifikimit.

Një dalje e shpejtë e Gooners dhe një aksion model i ekipit londinez i kushton shumë The Reds, të cilët e shohin veten në disavantazh që në minutën e parë.Odegaard jep një assist magjik për Martinellin, me 21 vjeçarin brazilian që me shumë stil çon sferën në fundin e rrjetës.

Te Liverpool duhet të kafshojnë gishtin kur flasin për Darwin Nunez. Blerja e shtrenjtë e verës u kritikua në fillimin e sezonit pasi nuk po justifikonte paratë e shpenzuara për të, por me golin e barazimit sot i bëri ata të mendoheshin 2 herë.

Diaz përparon mirë nga krahët dhe gjen uruguajanin, që i duhet të rrëshqasë për të mbërritur topin (34′). Ekipi i Artetas e mbyll fraksionin në avantazh, pas golit të Saka.

Liverpool nuk u dorëzua dhe barazoi me Firmino, sapo filloi e dyta.Momente paniku në Londër (58’), kur Jesus bie në tokë pas një  përplasje me Nunez. Gjithsesi, ylli i njohur rikthehet në fushë, pasi merr ndihmën mjekësore.

15 minuta nga fundi, Saka merr përsipër ekzekutimin e një penalltie, të cilën e shndërron në gol dhe i jep 3 pikë vendasve. Tashmë, Arsenal konfirmohet pretendente për titull.

https://youtu.be/slI5HCmdbr8