Ish-këshilltari i Sigurisë, John Bolton: Amerika mund të vrasë Vladimir Putin, nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara mund të vrasin Vladimir Putin nëse Rusia përdor armë bërthamore në konfliktin e saj me Ukrainën, ka pohuar ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste me Andrew Marr në radio stacionin britanik LBC News.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se lideri rus duhet të kuptojë se “kjo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht të nesërmen, por se ai do të mbahet përgjegjës”. Bolton është një republikan që shërbeu nën presidencën e Donald Trump.

Andrew Marr pyeti nëse Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për të vrarë presidentin aktual rus, ndërsa Bolton u përgjigj “Nuk jam dakord që nuk mund ta kapim dhe mendoj se ai e di këtë. Ju mund të pyesni Qasem Soleimani në Iran se çfarë ndodh kur ne vendosim se dikush është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara.”

Deklarata e fortë erdhi pasi udhëheqësit e vendeve të G7-ës paralajmëruan se çdo përdorim i armëve kimike, biologjike ose bërthamore në Ukrainë do të përballet me pasoja të rënda.

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të fuqishme të globit mbajtën një takim virtual sot, të cilit iu bashkua presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, një ditë pasi një numër i madh raketash u lëshuan në qytetet ukrainase, përfshirë dhe kryeqytetin Kiev.

Të fundit

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë...

Lajme të tjera

Web TV