Përfitimet për pensionet, Zvicra ‘diskriminuese’ ndaj burrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria zvicerane është duke diskriminuar burrat sa u përket përfitimeve për pensione, ka thënë Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut. Ky vendim do t’i kushtojë Qeverisë me miliona euro të pagesave dhe do të detyrojë atë që të rishkruajë ligjin për pensionet.

Aktualisht, grave që u vdesin burrat, u ndahet pension për gjithë jetën e tyre, derisa burrat marrin pagesa vetëm nëse kanë fëmijë nën moshën 18-vjeçare. Mirëpo koncepti se burri siguron të hyrat kryesore në një shtëpi nuk mjafton për të arsyetuar rregulloret, ka thënë Gjykata.

Në qendër të vendimit ka qenë rasti i Max Beeler, një burri zviceran, të cilit i ka vdekur gruaja në një aksident në vitet 1990. Atëbotë 41-vjeçar, ai është larguar nga puna për t’u kujdesur për dy fëmijët e tij të vegjël edhe është mbështetur në pensionin që u ndahet personave të ve, kanë raportuar mediat lokale.

Mirëpo më 2010, ai nuk ka marrë më ndihma, pasi vajza e tij e vogël ka mbushur 18 vjet. Nëse Beeler do të ishte grua, atëherë ndihmat nuk do t’i ndaleshin kurrë, pavarësisht se a do të kishte pasur fëmijë.

Beeler, më pas e ka apeluar vendimin ndaj tij. Mirëpo ankesa e tij është hedhur poshtë, pasi gjykata në rajonin e tij ka thënë se ligji e konsideron burrin si siguruesin kryesor të të hyrave në shumicën e familjeve.

Në vendim është thënë se burrat e ve, me përgjegjësi për fëmijët, pritet të kthehen në vendet e punës kur fëmijët të rriten, ndonëse praktika e njëjtë nuk vlen për gratë e veja. Por, Gjykata Evropiane i ka dhënë të drejtë Beelerit, duke thënë se roli i grave në tregun e punës ka ndryshuar dhe se dallimi në ligj është diskriminues për burrat.

Lexo edhe :  Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Ky vendim pritet të rinisë një debat të gjatë në Zvicër rreth asaj se sa fuqi duhet të kenë gjyqtarët evropianë në ligjet e brendshme. Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut është gjykatë me bazë në Strasburg të Francës, e cila vendos për shkeljet potenciale të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Konventa është nënshkruar nga 46 shtete, duke përfshirë edhe disa që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, sikurse rasti i Zvicrës./REL

Të fundit

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Gjendet eksploziv pranë “Velierës” në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Lajme të tjera

Web TV